(Video) Gazetari sulmohet nga protestuesit, asnjë reagim nga policia

TË FUNDIT

Gazetari i BBC, është sulmuar nga protestuesit kundër bllokimit  në Londër.

Mediat e huaja, shkruajnë se redaktori politik i Newsnight, Nicholas Watt u ndoq nga protestuesit gjatë një demonstrate pranë Doëning Street.

Ai  u detyrua të kalonte nëpër turmë përtej një vargu oficerësh policie ndërsa njerëzit bërtisnin “tradhtar” dhe sharje të tjera ndaj ti.

Në një video që është ndarë në media ajo që bie në sy është se efektivët e policisë nuk kanë reguar edhe pse kanë parë të gjithë skemën e ngjarjes.

Incidenti ka provokuar kritika të shumta dhe shprehje solidariteti me Watt, i cili u përpoq t’i shpëtojë abuzimit dhe të largohej nga zona./oranews