VIDEO/ Fury e Usyk përplasen gjatë matjeve para meçit të madh

TË FUNDIT

Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk janë përplasur gjatë matjeve zyrtare para meçit të madh të boksit që do të zhvillohet të shtunën.

Gjatë matjeve, Fury doli 118 kilogramë, ndërsa Usyk 105. 

Fituesi i supermeçit që zhvillohet të shtunën në Riyadh të Arabisë Saudite, do të bëhet boksieri i parë në histori që i mban të katër titujt e mëdhenj të botës.

Britaniku Fury është 35-vjeçar dhe ka rekord prej 34 fitoreve e një barazimi. Ndërkohë, ukrainasi Usyk i ka fituar të gjitha 21 meçet profesioniste dhe mban titujt WBA, IBF dhe WBO.