VIDEO/Festojnë banorët e Konjares pasi ndërpriten gërryerjet e tokës

TË FUNDIT

Me të marrë lajmin, se janë ndërprerë punimet për gërryerjen e tokës në Konjare, banorët e këtij fshati kanë filluar festën.

Me vetura dhe me sirena, banorët kanë shprehur gëzimin e tyre se triumfuan pas protestave të shumta që i organizuan.

“Ndërpritet përkohësisht puna e koncesionerit që bën eksploatimin e tokës në fshatin Konjare. Edhe një fitore e radhës për ne, bashkëfshatarët e Konjares. Nuk ndalemi këtu”, është shprehur Elmi Kerimi, banor.

Përndryshe, Qeveria ka sjellë vendim, që të ndërpriten përkohësisht punimet në Konjare. Këtë e ka bërë të ditur, ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Arjanit Hoxha.