Edhe sonte pritet të jetë një natë e gjatë në Jarinjë.
Bllokadat e mjeteve transportuese vazhdojnë dhe mbeten të gjata.
Ekipet gazetareske kanë lëshuar vendin, ndërkaq forcat policore vazhdojnë patrullimin.
Bëhen gati edhe për një natë të gjatë.
Situata momentale raportohet të jetë e qetë, por është raportuar se paraprakisht policët e Kosovës kanë qenë pre e provokimeve. Por, gjithçka ka qenë në kuadër të provokimeve verbale, falë reagimit gjakftohtë të policëve të Kosovës.
TV21 ka qëndruar sot në Jarinjë dhe tani ju sjell pamjet nga largimi i ekipeve të gazetarëve.


