Një tornado i rrafshoi të enjtën mbrëma shtatë fshatra në një krahinë të Çekisë – ka të vdekur, kurse mbi 200 njerëz u plagosën.
Një stuhi katastrofike ka kaluar të enjtën mbrëma nëpër Moravinë Jugore në Republikën Çeke një tornado e rrallë e percjellë edhe me breshër.
Stuhia shkatërroi shtatë fshatra, ka të vdekur kurse ministri çek i Shëndetësisë tha sonte vonë në mbrëmje se vetëm spitali në Hodnin kishte pranuar mbi 200 të plagosur.
Bëhet e ditur se kanë shperthyer edhe zjarre te shumta, mkurse shtëpitë u përmbytën, makinat u shkatërruan dhe ndihmat po vijnë e madje edhe nga Austria fqinje.
BREAKING: Tornado causes major damage in the Czech Republic pic.twitter.com/TdSm87Z4gG
— BNO News (@BNONews) June 24, 2021
Në Hodonín, shtyllat elektrike ishin thyer, keshtu qe mbi 50 mijë shtëpi kanë ngelur pa rrymë elektrike.
Sipas serverit In-weather, ky është një nga tornadot më të forta që ka ndodhur ndonjëherë në Republikën Çeke, raporton 24Sata e Kroacisë./21Media
Hodonín dnes pic.twitter.com/F32FKNOXko
— Josef (@JopoJosef) June 24, 2021
Czech village DESTROYED by Tornado – Several Dead!
— Santhosh (@UNIT_OF_BHARAT) June 25, 2021
A massive tornado has ripped through the Czech Republic, wreaking a huge amount of devastation. Several people have been killed and dozens injured, according to local media. pic.twitter.com/akuJMvJgGo

