VIDEO/#Butel, nuk punon aparati biometrik

TË FUNDIT

Aparatet biometrike të cilat për herë të parë po përdoren në vend për të identifikuar votuesit, po bëhen pengesë për nisjen në kohë të procesit të votimit.

Kështu, në vendvotimin numër 2919/1 në shkollën fillore “Petar Zdravskovski – Penko” në Butel nuk punon aparati biometrik, dhe procesi i votimit nuk ka filluar në ora 07:00, por me 30 minuta vonesë.

Priten llambat UV që të fillojë votimi sipas procedurës së vjetër, ku votuesit janë identifikuar në mënyrë manuale.

TV21 gjendet në terren dhe do të ketë kyçje në edicione të lajmeve të cilat fillojnë nga ora 10:00.