VIDEO/Burrat në “ballë të oxhakut” e von der Leyen ulet në divan!

TË FUNDIT

Vizita e liderëve të Bashkimit Europian në Turqi u shoqërua me polemika të shumta jo vetëm për shkak të mosmarrëveshjeve politike.

Madje edhe vet renditja e ulëseve ka shkaktuar debate të shumta në rrjetet sociale. Presidenti Erdogan e akomodoi pranë vetes presidentin e Këshilit të BE Charles Michel, pra atje ku qëndronin flamujtë zyrtarë e BE dhe Turqisë. Ndërsa Komisionerja e BE Ursula Von Der Leyen u detyrua të ulet në divan, përballë ministrit të Jashtëm turk.

Von der Leyen nuk ishte e kënaqur me këtë renditje, ndërsa kritika ka pasur shumë edhe ndaj Michel, i cili e ka pranuar këtë renditje. Gjesti i Erdoganit ka shkaktuar kritika të shumta. Po çfarë mendoni ju për këtë?

TË NGJAJSHME