Një akt i shëmtuar, por edhe i frikshëm njëkohësisht, ka ndodhur sonte në Tetovë.
Kontenjerëve, të stërmbushur me mbeturina, qytetarë të papërgjegjëshëm ua kanë vënë zjarrin.
Rasti është njoftuar nga kryetari i Tetovës, Bilall Kasami i cili ka bërë thirrje deri te organet e sigurisë që të hetojnë rastin.
“Akt i tmerrshëm djegia e mbeturinave, hapësira publike është e të gjithëve dhe të gjithë duhet të kujdesemi si për shtëpinë tonë. Këto skena nuk i shërbejnë qytetit tonë, kjo nuk është qytetaria jonë. Kërkojmë nga policia që të hetohet rasti, dhe personat përgjegjës të marrin dënimin e merituar!”, shkroi Kasami në Facebook, transmeton TV21.
Nga Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë për TV21 kanë bërë të ditur se deri më tani nuk ka asnjë denoncim për këtë rast.
