Prokuroria ka realizuar aksion anti-drogë në vendbanimet si Gërçec dhe Gazi Babë të Çairit.
Gjatë këtyre aksioneve, janë arrestuar 21 persona, ndërkaç dëshmi për të njëjtin janë grumbulluar që një vit.
Këtë e ka bërë të ditur shefja e Prokurorisë për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit, Villma Ruskovska.
“Një vit kemi mbledhur dëshmi. Janë realizuar masa hetuese të veçanta, dhe atë, janë dëgjuar komunikimet telefonike. Për momentin janë arrestuar 21 persona, gjenden në më shumë stacione të policisë. Por, sa jam e informuar, kërkohen edhe persona të tjerë, kështu që nëse gjenden, do të arrestohen më shumë persona”, tha Ruskovska, transmeton TV21.
Ruskovska ka paralajmëruar, se nga dita e hënë do të realizohet edhe hetim financiar, ndërkaq aksioni ka të bëjë me prodhim dhe tregtim ilegal të lëndëve narkotike.
