VIDEO/ Adele ndihmon fansin t’i propozojë të dashurës gjatë koncertit të saj

TË FUNDIT

Adele ndihmoi një burrë t’i propozonte të dashurës së tij gjatë koncertit të saj special në TV. Gjatë turneut promovues për albumin e ardhshëm “30”, këngëtarja britanike performoi disa nga hitet më të mëdha në fund të tetorit. Koncerti, i cili përfshinte yje si Lizzo, Seth Rogen dhe Melissa McCarthy, u regjistrua si pjesë e një specialeje dy-orëshe të quajtur “One Night Only” që u transmetua të dielën në CBS.

Gjatë koncertit, Adele u sigurua që audienca të shikonte dhe një propozim surprizë në skenë që ishte orkestruar më parë. Adele i kërkoi audiencës që të qëndronte në heshtje ndërsa nga fansat e saj, Quentin, e çoi të dashurën e tij, Ashley, në skenë me sytë e mbyllur. Ashley u shtang kur e gjeti veten përballë një turme ndërsa Quentin u ul në gju.

Adele këndoi këngën e saj të radhës kushtuar çiftit të sapofejuar, “Make You Feel My Love”.

MARKETING I PAGUAR POLITIK