Zviceranët janë identifikuar gjithnjë me qëndrimet e tyre neutrale madje ata njihen si hartuesit e parë të politikave të neutralitetit, por zhvillimet e fundit i kanë tensionuar gjakrat duke i vendosur para një zgjedhje të vështirë.
Javët e fundit, Zvicra ka refuzuar dy kërkesa të Gjermanisë për të eksportuar municione drejt Ukrainës duke provokuar një debat të zjarrtë rreth vlerave dhe identitetit europian.
Ç’qëndrim pritet të mbajtë ajo tani, përballë një trysnie të vazhdueshme nga Perëndimi?
Neutraliteti zviceran parashikon që ky shtet të mos përzihet me asnjë konflikt ushtarak apo politik mes dy apo më shumë shteteve të tjera.
