Shtatë persona kanë mbetur të vdekur në Teksas, pasi një makinë goditi një grup njerëz në një stacion autobusi pranë një qendre për të pastrehët dhe emigrantët. Incidenti ndodhi në qytetin Brownsville pranë kufirit meksikan.
Nga goditja kanë mbetur edhe 6 të plagosur, disa prej tyre në gjendje kritike për jetën. Policia ka arrestuar shoferin, e cila dyshon se ngjarja është e qëllimshme.
Drejtori i Qendrës, Peshkopi Enrique San Pedro Ozanam, i tha Associated Press se shumica e viktimave ishin nga Venezuela. Togeri Martin Sandoval i Departamentit të Policisë Brownsville tha për mediat lokale se shoferi ishte dërguar në spital për trajtim mjekësor dhe se po u nënshtrohej testeve të drogës dhe alkoolit.
