Vetëvendosje siguron edhe ulësen e 52-të në Kuvendin e Kosovës

TË FUNDIT

Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar sërish mandatin e 52-të në Kuvendin e Kosovës, pas përditësimit më të fundit të rezultateve zgjedhore, ku deri tani janë numëruar 93.63% e votave.

Si pasojë e këtij zhvillimi, Partia Demokratike e Kosovës ka humbur një ulëse parlamentare, duke zbritur nga 23 në 22 deputetë.

Ndërkohë, procesi i numërimit të votave të ardhura me postë vazhdon ende. Sipas të dhënave aktuale, Lidhja Demokratike e Kosovës renditet me 19 mandate, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7 mandate në Kuvend.

Ky rishpërndarje e mandateve ka ndikuar drejtpërdrejt te PDK-ja, e cila tashmë përfaqësohet me 22 deputetë në legjislaturën e re.