Vetëvendosje gjobitet me 5100 euro për pjesëmarrjen e fëmijëve në fushatë

TË FUNDIT

Lëvizja Vetëvendosje është gjobitur me 5100 euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, për shkak të pjesëmarrjes së fëmijëve në fushatën zgjedhore.

Siç ka bërë të ditur PZAP-ja, ankesa është bërë nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe organizata joqeveritare Instituti i Kosovës për Drejtësi.


LVV-ja në Vushtrri më 30 maj kishte ftuar në skenë një vajzë të mitur që ka recituar para pjesëmarrësve të tubimit.

Në përgjigjen ndaj ankesave, VV-ja ka thënë se e mitura nuk ka qenë pjesë e programit, por është ofruar vetë në prani të prindit për të recituar dhe kjo i është mundësuar. Sipas VV-së, kjo nuk paraqet “angazhim të një personi nën 15 vjeç”.