Veteranet e Istogut: U shit statusi i veteranit

TË FUNDIT

Në listë të veteranëve janë futur njerëz që kanë ikur nga lufta, derisa janë refuzuar luftëtarët e vërtetë që e meritojnë statusin e veteranit, kështu u tha në protestën mbajtur në Istog, nga Ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të Brigadës 133 “Ardian Krasniqi” të Zonës Operative të Dukagjinit.

Ish luftëtari në këtë Brigadë, Skënder Shatri, të cilit nuk i është njohur statusi i veteranit të UÇK-së, ka akuzuar komisionin qeveritar dhe udhëheqësit e kësaj brigade se kanë bërë shumë padrejtësi duke lënë jashtë liste shume njerëz që ishin aktiv në luftë.

Kurse, Naser Shatri, thotë se disa njerëz e kanë blerë statusin e veteranit duke dhënë nga 2000 dhe 3000 euro e disa kanë dhënë edhe vetura.

Proteste ka qenë paqësore dhe ka zgjatur rreth 30 min. Në mënyrë simbolike të shprehjës së pakënaqësisë, janë shpërndarë libreza të veteranëve të UÇK-së për ata që i ka harruar komisioni qeveritar./ 21MEDIA