Studentët dhe nxënësit e shkollave të mesme në Greqi do të ndjekin mësime dhe ligjërata online, dhe vetëm shkollat fillore dhe kopshtet e fëmijëve janë të hapura, pasi karantinë e plotë u vendos në vend të shtunën, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Mësimi onlajn nëpër shkollat e mesme është i detyrueshëm për të gjithë, ndërsa sipas mediave greke, në shkolla të caktuara në vend, studentët kishin probleme me lidhjen me platformën specifike.
Duke qenë se në Greqi, gjatë karantinës, ekziston kufizim i lëvizjes së qytetarëve, ekziston çertifikatë e veçantë lëvizjeje për nxënësit e shkollave fillore që ndjekin mësimin e rregullta, si dhe për mësuesit dhe prindërit.
Prindërit dhe kujdestarët për të dërguar ose marrë fëmijë nga shkolla duhet të dërgojnë një mesazh me tekst.
