Në 24 orët të fundit në Shqipëri janë testuar 243 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19, prej të cilëve vetëm 4 qytetarë janë konfirmuar me koronavirus, përkatësisht 2 qytetarë në Krujë, 1 në Tiranë dhe 1 në Berat.
Ministria e Shëndetësisë thotë se situata epidemiologjike në Shqipëri paraqitet e qëndrueshme mbeshtetur në identifikimin e rasteve të deritanishme dhe gjurmimin epidemiologjik në mënyrë aktive.
Në Shqipëri që nga fillimi epidemisë e deri më sot janë konfirmuar 867 qytetarë me Covid-19 në të gjithë vendin.Të shëruar – 682 qytetarë ose rreth 78% e të gjithë të prekurve.
