Parku i Qytetit të Strumicës sot i ngjante një arene sportive. Fëmijët e klubeve të sportit bashkë me shokët e tyre me nevoja të veçanta, e shënuan Ditën Botërore të Sportit. Arritjet e tyre në fushat sportive i ndoqën edhe përfaqësuesit e pushtetit të udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev. Ai tha se përmes modelit të sportit shkollor do ta rrisin numrin e nxënësve të cilët do të merren me sport.
I promovojmë dhe përkrahim politikat me të cilat do të rritet numri i qytetarëve të të gjitha moshave, grupeve dhe zonave sociale, të cilat çdo ditë bëjnë sport dhe kanë aktivitete sportivo-rekreative. Prioriteti do të jetë krijimi i një sistemi cilësor sportiv nëpër shkolla. Qëllimi ynë është që ta rrisim përqindjen e qytetarëve që merren me sport, nga 2% në 20% të popullsisë, të cilët do të përfshihen në sportin për të gjithë, theksoi Zoran Zaev kryetar i Qeverisë së RMV-Së
Ai thotë se çdo të diele pa përjashtim vozit motoçikletë. Zaevi theksoi se sporti e promovon barazinë dhe lufton kundër racizmit dhe urrejtjes. E pranishme ishte edhe ministrja Mila Carovska, e cila tha se sporti është një nga mjetet që mund të kontribuojnë për përfshirjen e fëmijëve me pengesa në zhvillim.
Sporti është pjesë e jetës sonë. Pikërisht për këtë arsye, është shumë me rëndësi që këtë ditë ta shënojmë me përfshirjen e drejtpërdrejtë të të gjitha ekipeve sportive të cilat janë paraqitur këtu dhe në cilat morën pjesë edhe persona me nevoja të veçanta. Ngjarja e sotme dëshmon se me të vërtetë fëmijët me zhvillim tipik dhe atipik mund të bëjnë sport së bashku, të argëtohen së bashku dhe së bashku ta kalojnë ditën. Kjo është përfshirja e vërtetë, Mila Carovska ministre e Punës Dhe Politikës Sociale
Drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Darko Kaevski tha se analizat kanë treguar se në vitin 2019 numri i fëmijëve të cilët bëjnë sport është rritur për shumëfish, krahasuar me dy vitet e kaluara, gjë e cila, sipas tij, dëshmon se janë realizuar ambiciet e tyre, si dhe strategjia për zhvillimin e sportit.
PËRGATITI: KATERINA DAFÇEVA
