Vesna Dameva rikthehet në krye të Këshillit Gjyqësor. Ky vendim erdhi pas aktvendimit të Gjykatës Administrative, ku thuhet se shkarkimi i saj më 4 maj 2023 ishte joligjor dhe nuk ishin respektuar procedurat ligjore. Pas një shqyrtimi tre orësh të këtij aktvendimi, Këshilli Gjyqësor thirri seancë urgjente, në të cilën kryetari i deritanishëm Sashko Georgiev dha dorëheqje. Nga sot në fuqi përsëri hyn vendimi kur Vesna Dameva ishte zgjedhur kryetare.
“Duke pasur parasysh vendimin e sjellë, konstatoj se pas vendimit të Gjykatës Administrative, ngelet në fuqi vendimi i Këshillit Gjyqësor për zgjedhjen kryetar të këshillit, Vesna Dameva nga 5 dhjetori 2022.”- tha Hanif Zendeli – ZV.Kryetar i Këshillit Gjyqësor.
Kryetari i deritanishëm Sashko Georgiev, siguron se nuk ka lejuar asnjë ndikim dhe presion mbi të dhe punën e tij.
“As nuk kam pasur presione apo ndikime në punën time. Aq më pak kam lejuar të kem ndikime apo presione. Këtë e theksoj me shumë përgjegjësi dhe me shumë ndërgjegje, me profesionalizëm dhe përgjegjësi e kam prezantuar dhe kam punuar si kryetar i Këshillit Gjyqësor.”- deklaroi Sashko Georgiev – anëtar i KGJ.
E pasi u rikthye në karrigen e kryetares, Dameva shpreson që ky vendim i sotëm do të jetë fillimi i kthimit i besimit të qytetarëve në gjyqësor.
“Puna dhe angazhimet tona do të ngelin deklarative nëse drejtësia është e padukshme dhe qytetarët nuk mund ta respektojnë drejtësinë. Unë jam për të vërtetën pa dallim kush e thotë. Unë jam për drejtësinë, pa dallim për kë është dhe kundër kujt është.”- tha Vesna Dameva – Kryetare e Këshillit Gjyqësor.
Dameva nuk pret obstruksione nga kolegët në punën e mëtejme të Këshillit.
“Gabimi është bërë por është përmirësuar me vendim të Gjykatës Administrative. Unë nuk pres nga asnjë anëtar të Këshillit Gjyqësor dhe nuk do të doja të besoj nëse në mënyrë të heshtur apo zëshëm do të pengojnë punën e Këshillit Gjyqësor sepse kjo nuk është Parlament të ketë bojkot të heshtur.”- pohoi tha Vesna Dameva – Kryetare e Këshillit Gjyqësor.
Përndryshe Gjykata Administrative konstatoi se shkarkimi i Damevës më 4 maj 2023 është i paligjshëm dhe janë shkelur regulloret e procedurës, gjegjësisht nuk janë potencuar arsyet thelbësore e as normat ligjore.
