Vështirësi me internetin në disa pjesë të Ukrainës

TË FUNDIT

Interneti në Ukrainë është goditur nga pushtimi rus, për shkak të së cilës janë regjistruar disa probleme me lidhjen në jug dhe në lindje të vendit.

Agjencitë gazetareske perëndimore lajmëruan se ekzistojnë frika se ndërprerjet mund t’i pengojnë  grupet mbrojtëse të formuara civile t’i mbrojnë qytetet e tyre. Probleme me sinjalin ka edhe në Kiev. Ata tregojnë për sulme spiune kibernetike që synojnë llogaritë personale për e-posta të cilat u përkasin forcave në Kiev.

Ekipi ukrainas për përgjigje gjatë rasteve urgjente kumtoi se hakerët kishin në shënjestër jo vetëm ukrainasit, por edhe polakët, rusët dhe bjellorusët, si dhe disa organizata mediatike bjelloruse.