Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot ka zhvilluar një vizitë në ndërmarrjen “Trepça”, gjatë të cilës ka takuar menaxhmentin dhe punëtorët e saj.
Kryetari Veseli gjatë takimit me drejtorin e “Trepçës”, Ahmet Tmavën dhe drejtuesit tjerë të lartë, u interesua për gjendjen aktuale të këtij gjiganti industrial, kushtet e punës si dhe kapacitetet prodhuese të saj./ 21 Media
