Ish-kryeparalementari Kadri Veseli tha sot para trupit gjykues në Hagë se asnjëherë nuk e ka humbur besimin se e vërteta do të triumfojë dhe se drejtësia mund të vonohet por nuk mund të mohohet, përcjell Tv21.
Veseli tha se “e di kush jam, çfarë kam bërë e çfarë nuk kam bërë” dhe se edhe pas dekadash hetime, ende nuk ka prova se ka kryer krime.
“Gjykata duhet me çdo kusht të mbrojë të vërtetën, drejtësinë dhe paanësinë. Edhe ne momentet më të errëta nuk e humba besimin se e vërteta do të triumfojë. Liria nuk mund të arrihet prej padrejtësisë. Familja ime dhe unë kemi jetuar në persekutim të vazhdueshëm. Unë e di çka do të thotë të jetosh në kërcënim të vazhdueshëm, kjo është një përvojë qe nuk do të ia dëshiroj askujt. Pas dekadash hetime dhe dokumentesh, nuk ka asnjë provë se kam kryer krime”, deklaroi Veseli.
