Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, prit sot në takim kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Maqedoni, Ali Ahmeti, me të cilin bisedoi për marrëdhëniet shumë pozitive ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë, si dhe për mundësitë e avancimit të mëtejmë të tyre.
Në takim u theksua nevoja e ruajtjes së stabilitetit politik ndër fqinjësor, si dhe e thellimit të bashkëpunimit në fushat me prioritet, si ajo ekonomike dhe arsimore. U vlerësua, gjithashtu, se lëvizja e lirë e qytetarëve, ideve, mallrave dhe shërbimeve, begaton edhe më tej bashkëpunimin e shkëlqyer fqinjësor midis dy vendeve.
Kryetari Veseli theksoi rëndësinë e kultivimit të mëtejmë të paqes dhe forcimit të stabilitetit në mbarë rajonin tonë, në frymën e orientimeve të përbashkëta euro-atlantike.
Në takim u vlerësua se duke pasur parasysh që Kosovën dhe Maqedoninë, si dy shtete fqinje, i lidhin shumë interesa të përbashkëta, ato duhet ta ndihmojnë njëra-tjetrën në çdo proces.
