​Veseli: Asnjë deputet i PDK-së nuk e voton qeverinë e mashtrimit

TË FUNDIT

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka deklaruar sot se asnjë deputet i PDK-së nuk do ta votojë qeverinë siç e ka quajtur të mashtrimit e cila kandidat për kryeministër ka Avdullah Hotin.

Ai kërkon zgjedhje pas përfundimit të pandemisë. Këto deklarata ai i bëri gjatë vizitës në kompaninë në Hani të Elezit.

“Asnjë deputet i PDK-së nuk do ta votojë qeverinë e mashtrimit. LDK dhe Lëvizja Vetëvendosje për situatën në të cilën na ka sjellur. Ata duhet vetë ta tejkalojnë këtë situatë por zgjidhja më e mirë është që të krijohen kushtet dhe pas pandemisë të kemi zgjedhje demokratike dhe legjitimitet demokratik”, tha Veseli.

Kreu i PDK-së kërkon që sa më shpejt në Kuvendin e Kosovës të votohet pakoja emergjente e propozuar nga PDK./21Media