Vërshimet në Tetovë, Kasami: Kemi kërkuar ndihmë edhe nga Shtabi i Krizës

TË FUNDIT

Kreu i komunës së Tetovës, Bilall Kasami për TV21 u prononcua në lidhje me vërshimet në Tetovë. Kasami thotë se vërshimet e shtëpive kanë ardhur si pasojë disa lëshimeve që janë bërë më herët.

Kasami pas vërshimeve: Komuna e Tetovës nuk ka qenë e përgatitur për kështu situatash

“Dëmet shihet se janë të konsiderueshme nëpër shtëpitë ku ka depërtuar uji dhe kjo si rezultat i… them patjetër shirave të rrëmbyeshëm, por edhe disa projekteve të cilat nuk janë realizuar komfor standardeve, kjo nënkupton se kanalizimet atmosferike nuk kanë qenë të realizuara në bazë të asaj që e kërkon standardi. Ka raste ku kanalizimi atmosferik është i kyçur në kanalizimin fekal, ka situata të tilla kur me vite nuk janë pastruar kanalizimet”, tha mes tjerash Kasami.

Kreu i Tetovës tha se për momentin gjendja më kritike është në pjesën e vetë qytetit.

“Për momentin më kritike paraqitet në pjesën rrafsh këtu, ku uji ka mbetur nëpër bdorume dhe jemi duke punuar që me pompat që kemi në dispozicion të largojmë ujin”, tha Kasami.

Kasami theksoi se tashmë ka kërkuar ndihmë edhe nga pushteti qendror, respektivisht edhe nga Shtabi i Krizës.

“Jemi në koordinim do të thirrim edhe Shtabin e Krizës dhe të shohim t’i bashkojmë forcat që sa më shpejtë të intervenojmë dhe të sanojmë problemin”, deklaroi Kasami.