Vërshimet dëmtojnë të mbjellat në rajonin e Jegunocit, komuna thotë se s’mund të bëjë asgjë përpos vlerësimit të dëmeve

TË FUNDIT

Vërshimet që kanë kapluar Maqedoninë kanë dëmtuar të mbjellat në fshatin Rautincë të komunës së Jegunocit, përcjell TV21. Banorët ankohen se për të dytën herë u janë dëmtuar të mbjellat, ndërkaq kryetari i komunës së Jegunocit, Dimitar Kostadinovski thotë se si komunë përveç se formimit të komisionit për vlerësimin e dëmeve, nuk mund të bëjnë asgjë tjetër.

“Këtë që e shihni, ja e xhiruat, e shihni sa është. E gjithë fusha e jonë është nën ujë. Për herë të dytë është mbjell me misër, më nuk ka kohë që të mbillet. Në 70 vjetët e mia, vetëm një herë na jep ndihmë Qeveria”, tha një banor.

“Ne si komunë e Jugunocit, sinqerisht, do të thotë pa politikë, pa…kjo nuk është hera e parë që ka ndodhur. Nuk mundemi të parandalojmë asgjë për momentin dhe të bëjmë diçka, gjëja e vetme që mund ta bëjmë është që si komunë, sipas ligjit dhe kompetencave të formojmë komision dhe të dalim në terren, t’i regjistrojmë amvisëritë që janë prekur nga ky vërshim dhe me këtë ta mbarojmë detyrimin tonë”, deklaroi Dimitar Kostadinovski, kryetar i komunës së Jugunocit./tv21.tv