Në shumë vende të botës po zhvillohen kremtime të larmishme për Vitin e Ri Kinez, duke u mundësuar banorëve vendorë të shijojnë kulturën e Festës të Pranverës dhe të përjetojnë larminë e qytetërimeve botërore nëpërmjet shkëmbimeve mes tyre.
Galaja e Vitit të Ri Kinez 2024 u mbajt ditët e fundit në kryeqytetin e Hungarisë Budapest. Miq nga të gjitha qarqet u mblodhën së bashku për të festuar Vitin e Ri Kinez. Papu Ciobao Gabor, drejtor i Zyrës së Zëvendëskryetarit të Parlamentit Hungarez, tha se në Kinë loong-u është një simbol i mençurisë dhe besnikërisë. Gabori theksoi se marrëdhëniet Hungari-Kinë nuk kanë qenë kurrë aq të mira sa tani, duke shprehur besimin se të dy vendet do ta forcojnë më tej bashkëpunimin në Vitin e Loong-ut.
Shoqata e Miqësisë Kroaci-Kinë mbajti së fundmi një pritje në Zagreb për të festuar Festën e Pranverës të Vitit të Loong-ut të Kinës. Në fjalën e tij, kryetari i Shoqatës së Miqësisë Kroaci-Kinë, z. Andrija Karafilipoviç, përshëndeti kinezët në Kroaci dhe tha se shoqata do të vazhdojë të promovojë shkëmbimet dhe miqësinë mes dy vendeve dhe do të ndihmojë në zhvillimin e marrëdhëniet dypalëshe.
Galaja e Vitit të Ri Kinez u mbajt së fundmi edhe në Christchurch të Zelandës së Re. Veprimtaria bazohej në një shfaqje me fenerë dhe përfshinte pjesë teatrale, ushqime kineze, lojëra tradicionale, shfaqje fishekzjarrësh etj., duke treguar thellësinë e kulturës kineze.
Gjatë Festës së Pranverës, Kulla e Tokios në Japoni u ndez sërish me “Të Kuqen Kineze”. Fjalët “Urime për Vitin e Loong-ut” dhe “loong” të shkruara me shkronja të ndryshme u transmetuan në mënyrë të përsëritur.