Vendoset orë policore në Uashington pas protestave të mbështetësve të Trampit

TË FUNDIT

Kryetarja e komunës së kryeqytetit amerikan Uashington, Mjuriel Bouser ka bërë të ditur vendosjen e orës policore në qytet. Ora policore hyn në fuqi në orën 18 sipas kohës lokale.

Ky veprim është ndërmarrë pasi demonstrantët- ithtarë të presidentit amerikan Donald Tramp ndërhynë në momentin e seancës së dy dhomave të Kongresit për verifikimin e rezultateve zgjedhore.

Blumberg informon se policia ka përdorë edhe gaz lotsjellës që të dëbojë demonstrantët.

Tramp në Tuiter ka bërë të ditur se duhet t’i jepet mbështetje policisë.

“Ata janë në anën e shtetit. Jini të qetë”, ka shkruar Tramp në Tuiter.