Në më shumë lokacione sot në mëngjes në Qendër dhe Çair dhe nëpër bregun e lumit Vardar janë vendosur një numër i madh i banderolave me mesazhe për ngritjen e vetëdijes për përgjegjësinë personale me luftën me koronavirusin.

Banderolat, të përpunuara në gjuhën shqime dhe maqedonase, janë vendosur në ura dhe mbikalime në lokacionet më frekuentuese ku kalojnë një numër i madh i qytetarëve.

Kjo nismë vjen në momentin kur punonjësit shëndetësorë dhe shërbimet shtetërore përkatëse po bëjnë luftë të madhe për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut por edhe në momentin kur në vend vijon fushatë për zgjedhje të parakohshme parlamentare./MIA

