Vendos UEFA: Suspendohet Arnautoviq

TË FUNDIT

Marko Arnautoviq do të duhet ta lëshojë duelin kundër Holandës, i caktuar për nesër, pasi UEFA ka vendosur që ta suspendojë për shkak të fyerjeve që ia bëri futbollistit të Përfaqësueses së Maqedonisë, Ezgjan Alioskit.

Arnautoviq u akuzua për shovinizëm.

Ndërkaq, Alioski gjatë ditës së djeshme njoftoi se pas duelit në kuadër të së cilit ndodhi rasti, është takuar me Arnautoviqin dhe se marrëdhëniet janë stabile.

Por, UEFA ka vendosur të mos e falë.

No description available.