Vendime për izolim për 274 persona, 706 shkelje për mosmbajtjen e maskës

TË FUNDIT

Gjithsej 274 personave u janë dhënë vendime për izolim, ndërsa 255 persona kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim gjatë 24 orëve të fundit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Nga ana e nëpunësve policorë janë kryer kontrolle te personat në izolim dhe vetizolim, me ç’rast, kumtuan sot nga MPB-ja, u konfirmua se katër persona nuk e kanë respektuar masën për izolim.

Po ashtu, lidhur me masën për mosmbajtjen e mbrojtjes personale të fytyrës, janë regjistruar 706 shkelje./MIA