Kryeministri Albin Kurti e ka mirëpritur vendimin që Spanja të njohë pasaportat e Kosovës.
Ai përmes një postimi në “Instagram” ka thënë se vlera po i rritet pasaportës së Kosovës dhe shtetit.“Viti 2024 është vit i fuqizimit të pasaportës së Republikës sonë. Asaj sa vjen e po i shtohet vlera, e shtetit tonë dinjiteti. Nga janari, Spanja i është bashkuar shteteve të Bashkimit Evropian që e njohin pasaportën e Kosovës. Gëzuar!”, tha Kurti.Megjithatë në dokumentin e Bashkimit Evropian ku konfirmohet se Spanja njeh pasaportat e Kosovës, thuhet se kjo nuk nënkupton që do të ketë njohje të pavarësisë.Për njohjen e pasaportave nga Spanja ka njoftuar edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka thënë se qytetarët e Kosovës tani mund të udhëtojnë lirshëm në Spanjë.“Qytetarët e Kosova mund të udhëtojnë në Spanjë tani. Bazuar në njoftimet e shteteve anëtare të BE-së deri më 5 janar 2024, Mbretëria e Spanjës njeh pasaportat e zakonshme të Republikës së Kosovës që nga 1 janari 2024”, ka njoftuar Gërvalla përmes platformës “X”.E zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se tashmë qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza edhe në Spanjë.Ai iu referua Drejtorisë së Përgjithshme për Migracionin dhe Çështjet e Brendshme të Bashkimi Europian (DG Home) se ka njoftuar për këtë.
