Po akuzohen Harry dhe Meghan
Duka dhe dukesha e Sussexit u bënë prindër para disa muajve, por ata po akuzohen se janë shumë privatë në këtë aspekt. Kritika rreth çiftit vërshuan tash e sa muaj. Madje, së fundi kur u zbulua se çiftit me paratë e taksapaguesve po renovon shtëpinë (rreth tre milionë dollarë) dhe ceremonia e pagëzimit të djalit, po nxisin edhe më shumë kritika.
Ceremonitë e pagëzimit janë private. Sidoqoftë, vitet e fundit po lejohen fotografitë e familjarëve dhe të mysafirëve, njejtë siç u veprua me fëmijët e familjes mbretërore të Cambridge, George, Charlotte dhe Louis.
Këtë të shtunë, Harry dhe Meghan aranzhuan një ceremoni private për djalin e tyre, Archie. Në këtë ceremoni të pagëzimit, sipas njoftimit të Pallatit Buckingham, do të marrin pjesë edhe princi i Uellsit dhe dukesha e Cornwall, së bashku me dukën dhe dukeshën e Cambridget. Nuk dhanë më shumë detaje tjera se kush e konfirmoi pjesëmarrjen, edhe pse një burim i tha CNN se më pak se 25 familje dhe shokë janë të ftuar.
Po ashtu, bëhet e ditur se mediat janë përjashtuar nga ky event, fotografitë e realizuara nga fotografi i tyre personal, Chris Allerton, do të publikohen pas ndejës, raporton CNN, transmeton rtv21.tv
Vendimi i fundit i Meghanit dhe Harryt për të mbajtur ceremoninë e pagëzimit për fëmijën e tyre ngjalli shumë reagim te publiku dhe mediat britaneze./21Media
.
