Në “luftimet” e këtij viti me domate, në festivalin e famshëm “La Tomatina” në qytetin spanjoll Bunol, afër Valencias, janë harxhuar 150 ton domate, që paraqet një rekord në sasinë e perimeve të përdorura për këtë eveniment.
Buñol, një qytet që ndodhet 30 kilometra nga brigjet e Detit Mesdhe, është i njohur për “luftën” e tij tradicionale me domate. Çdo vit në rrugë ndahen sasi të mëdha të domateve pas së cilës njerëzit i përdorin për “luftë”.
Pasi që këtë vit shënohet 70 vjetori i kësaj ngjarjeje, organizatorët për të thyer rekord, për “luftën” kishin përgatitur 150 ton domate. Rekordi edhe zyrtarisht u thye dhe kjo është sasia më e madhe e domateve ndonjëherë të përdorura për të “luftuar”. Gjashtë kamionë transportuan 150 ton domate. “Lufta” zgjati 1 orë e gjysmë, gjatë kësaj kohe gjithçka u bë e kuqe.
Kishte vite festivali u vizitua nga 45.000 persona, por për arsye sigurie dy vitet e fundit autoritetet kanë kufizuar numrin e vizitorëve në 22,000. Këtë vit, “La Tomatina” u ndoq nga turistët prej 96 vendeve të ndryshme, nga të cilat 15 përqind nga Britania e Madhe, 10 përqind nga Japonia, 9 përqind në India, 7 përqind nga SHBA-ja dhe 5 përqind nga Australia. Të pranishëm ishin edhe turistë nga vende të tjera, kurse vendasit në “La Tomatina” ishin të përfaqësuar me vetëm 20 përqind.
Ky festival Spanjës i sjell 18 milionë euro fitim. Buñol, në qytetin me rreth 10.000 banorë, edhe ballkonet jepen me qira për 115 euro, nga ku mund të hidhen domate. Personat që janë në kamionë të mbushur me domate dhe gjuajnë me të, duke goditur të pranishmit, paguajnë 1,000 euro.
Këtë vit, “La Tomatina” u ndoq nga 62 ekipe të mediave nga vende të ndryshme të botës.
