Vendi i përgatitur për skenar më të keq me COVID-19 në vjeshtë! Qytetarët duhet t’i respektojnë masat!

Must Read

Shkëndija fitimtare ndaj Tottenham, Gjoka: Pavarësisht rezultatit do të fitojmë eksperiencë

https://youtu.be/HICK76-swYA Pavarësisht se si do të jetë rezultati mes Shkëndisë dhe Totenhemit,...

A ka dallime mes koalicionit LSDM-BDI?

https://youtu.be/_ZOKeia4-vU Bashkimi Demokratik për Integrim nuk heq dorë nga masa e paralajmëruar...

Sërish thirrje anti-shqiptare, dasmorët u nisën për të marrë nuse, u takuan me “Komitët”

https://youtu.be/IpVru6zhjP8 Ishin nisur për të marrë nusen, por dasmorët shqiptarë u takuan...
- Advertisement -

Në rast se në vjeshtë vjen deri në një skenar më të keq me virusin Kovid-19, kjo do të thotë koncentrim më i lartë i njerëzve në ambiente të mbyllura dhe rritje e numrit të të infektuarve nga gripi sezonal. E gjithë kjo mund që çojë deri në mbingarkim të spitaleve me pacientë. Ky skenar, siç tha dje në emisionin “Samo Vistina”, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, do të mund të shmanget, por në rast se ndodh, autoritetet shëndetësore do të jenë të gatshme për ta përballuar.

“Vala e dytë e virusit është rezultat i mosrespektimit të masave për mbrojtje. Duhet të ketë sanksione kur nuk respektohen masat. Gjatë periudhës së kaluar kishte lëshime, nuk kontrolloheshin njerëzit dhe vendet ku organizoheshin ngjarje të caktuara. Edhe qytetarët duhet të jenë më të vetëdijshëm se masat duhet të respektohen me qëllim që ta mbrojnë shëndetin e tyre dhe shëndetin publik”, u shpreh Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.


Filipçe thonë se ditëve në vijim do të dihet nëse nga shtatori do të fillojnë me punë shkollat dhe çerdhet. Sistemi shëndetësor tashmë dy muaj në mënyrë intensive po bëhet gati për periudhën e vjeshtës me përforcimin e institucioneve publiko-shëndetësore për trajtim të pacientëve me koronavirus. Ai paralajmëroi se 16 spitale në territorin e Maqedonisë së Veriut do të bëhen me reparte të vogla infektive.

- Advertisement -

Kryetari i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, Zharko Karaxhovski tha se do të duhet të përgatitemi edhe për virusin së bashku me viruset e tjera respiratore nga tetori më tutje, që do ta rrisë kapacitetin e spitaleve.

“Ne jemi të vetëdijshëm se vjen sezoni i viruseve respiratorë në periudhën e vjeshtës dhe dimrit. Kjo do të thotë se nga tetori e më tutje fillojnë virozët, virusi respirator sincicial, influenca dhe parainfluenca. Influenca ndodh rreth festave të Vitit të Ri dhe Krishtlindjes kur do të ndodhë vala e dytë kur me siguri do të rritet numri i të hospitalizuarve, do të komplikohet gjendja sepse ne në çdo moment e dimë se rreth 20% prej kapaciteteve të deritanishme do të plotësohen me sëmundje ngjitëse nga grupi i viruseve respiratorë, ku para se gjithash bëhet fjalë për influenca” thotë Zharko Karaxhovski, Kryetar i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse.

Në 24 orët e fundit janë bërë 1.845 testime, ndërsa janë regjistruar 155 raste të reja me Kovid-19. 2 persona kanë ndërruar jetë, një pacient nga Shkupi dhe një nga Shtipi. Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me Kovid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 11.554, ndërsa gjithsej 519 pacientë e kanë humbur betejën me virusin. Për momentin numri i rasteve aktive në vend është 3.428.

- Advertisement -

Shkëndija fitimtare ndaj Tottenham, Gjoka: Pavarësisht rezultatit do të fitojmë eksperiencë

https://youtu.be/HICK76-swYA Pavarësisht se si do të jetë rezultati mes Shkëndisë dhe Totenhemit, ekipi tetovar do të jetë...

A ka dallime mes koalicionit LSDM-BDI?

https://youtu.be/_ZOKeia4-vU Bashkimi Demokratik për Integrim nuk heq dorë nga masa e paralajmëruar se do të suvencionohen pagat...

Sërish thirrje anti-shqiptare, dasmorët u nisën për të marrë nuse, u takuan me “Komitët”

https://youtu.be/IpVru6zhjP8 Ishin nisur për të marrë nusen, por dasmorët shqiptarë u takuan me grupin e tifozëve “Komitët”...

Ndotësit do të kapen me dron, nga 18 xhirime, kapet një ndotës

https://youtu.be/IMbCRan-vnM Patrulla ekologjike, me dron fluturon disa herë në javë për të kontrolluar se kush ndotë dhe...

Dislokimi i bastoreve, Besimi premton Projekt/Ligj të ri

https://youtu.be/0o3WxJSWFE4 Problemi me dislokimin e bastoreve mbetet akoma i pazgjidhur. Ndonëse janë dhënë shumë premtime, pikat e...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -