Vëllezërit nuk merren vesh për pronë, bëhen për në spital

TË FUNDIT

Një mosmarrëveshje pronësore ishte shkaku që vëllezërit nga Kamenica u bënë për në spital.

Policia ka njoftuar se dy vëllezërit janë arrestuar pasi që të njëjtit, dyshohet ishin përfshirë në sulm fizik me njëri-tjetrit pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme pronësore.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:50 në Kamenicë.

Si pasojë, njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor në emergjencë në Gjilan.

Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt./21Media