Vëllai i Gjestit humb jetën në aksident trafiku

TË FUNDIT

Një aksident ka ndodhur në fshatin Bllagajë të Pejës që si pasoj ka humbur jetën E.K, vëllai i këngëtarit të njohur Gjesti.

Aksidenti ka ardhur si pasojë e përplasjes së motorit katërrotësh me një veturë në lëvizje.

Kandidati për kryetar të Komunës së Pejës, Taulant Kelmendi ka shprehur ngushëllime për vdekjen tragjike të vëllait të artistit.

“Me dhimbje të madhe morëm lajmin për ndarjen nga jeta, në një aksident trafiku, të të riut Eldion Kelmendi. Në këto çaste të rënda, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Kelmendi, të afërmve dhe miqve të tij. Qoftë i paharruar kujtimi për të!”, ka shkruar ai.