Veliaj niset drejt Turqisë për kurim nga COVID-19

TË FUNDIT

Prej 28 korrikut kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është konfirmuar me koronavirus.

Pas publikimit të lajmit, Veliaj informoi se ishte karantinuar në banesën e tij ku edhe është kuruar për COVID-19.

Burime pranë kryebashkiakut, familjarë dhe të njohur bëjnë të ditur se ai është nisur për kurim jashtë vendit, disa ditë pas njoftimit për prekjen nga virusi korona, raporton Ora News.

Mësohet se ai do të kurohet në një nga spitalet e njohura turke.

Gjithashtu mësohet se kryebashkiaku tashmë ka mbërritur atje.