Veliaj çel nismën “çdo natë nga një rrugë”

TË FUNDIT

Qytetari i parë i kryeqytetit Erion Veliaj ka prezantuar një nismë të re të ndërmarrë nga bashkia e Tiranës.

Duke paraqitur një album në Fb me titull: “Çdo natë nga një rrugë – Dje te Rr. e Kavajës”, Veliaj prezantoi nismën e riparimit të rrugëve të ndryshme në metropolin e vendit.

“Riparimi dhe mirëmbajtja e rrugëve të qytetit është prioriteti ynë. Shumë punë nga të gjithë si për sistemimin, pastrimin dhe per lirimin e territorit. Roma nuk u ndërtua në 1 ditë”, – shkruante kryebashkiaku i Tiranës.

Veliaj e nisi ditën e tij të punës që herët në mëngjes, kur po me një postimi në Fb, duke parë rreshjet e dendura në kryeqytet, iu bënte thirrje banorëve të Tiranës: “MOT I RËNDUAR: Stuhi të forta në Tiranë, ju lutemi kufizoni lëvizjet në mëngjes gjere sa situata të normalizohet/Mapo.