Veç dy raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

TË FUNDIT

Veç dy raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit.

“Në 24 orët e fundit janë kryer 2803 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 dy qytetarë: një rast në Tiranë dhe një në Vaun e Dejës”, thuhet në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Fatmirësisht, asnjë person i prekur me COVID-19 nuk ka vdekur.

Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,966 që nga fillimi i pandemisë.

Aktualisht janë 78 pacientë aktivë me COVID-19 në Shqipëri, derisa trajtim spitalor të specializuar po marrin tre pacientë, njëri prej të cilëve është në terapi intensive.