Kandidati kryesor i partisë popullore evropiane për funksionin e kryetarit të Komisionit evropian, Manfred Veber, deklaroi se EPP pa zgjedhjeve evropiane, edhe përkundër humbjeve, edhe më tutje mbetet grupi më i madh në Parlamentin evropian.
“Nuk ekziston shumicë stabile në Parlamentin evropian pa Partinë popullore evropiane. EPP sot është grupi më i rëndësishëm nëse i shikojmë numrat”, tha Veber.
Pas publikimit të rezultateve preliminare nga zgjedhjet evropiane, ai theksoi se rezultati më i rëndësishëm është se “demokracia evropiane është e gjallë”, që shihet në jehonën prej mbi 50 për qind.
Kandidati kryesor i konservatorëve evropianë thotë se ka premtuar stabilitet për qytetarët e Evropës gjatë fushatës dhe konfirmoi se EPP do të punojë për atë qëllim në mandatin e ardhshëm pesëvjeçar.
Sipas projeksioneve për përbërjen e ardhshme të Europarlamentit, të bëra në bazë të rezultateve të pjesërishme të shteteve anëtare, dy parti më të fuqishme mbeten Partia popullore evropiane me 178 mandate (38 më pak se deri më tnai) dhe socialistët me 153 deputetë (34 më pak se përbërja e deritanishme). Liberalët (ALDE) janë fuqia e tretë politike, të cilët së bashku me deputetët nga lista e presidentit francez Emanuel Makron kanë 109 mandate (40 më shumë se deri më tani). Të gjelbrit morën 64 mandate, përkatësisht 12 më shumë se deri më tani
