Vdiq presidenti i Tanzanisë

TË FUNDIT

Presidenti i Tanzanisë, John Magufuli ka vdekur në moshën 61 vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur nënkryetarja e vendit, Samia Suluhu Hassan.

“Ai vdiq të mërkurën nga ndërlikimet në zemër në një spital në Dar es Salaam”, tha Samia Suluhu Hassan në një fjalim në televizionin shtetëror.

Magufuli nuk ishte parë në publik për më shumë se dy javë dhe zërat kishin qarkulluar për shëndetin e tij.

Politikanët e opozitës thanë javën e kaluar se ai ishte infektuar me Covid-19, por kjo nuk është konfirmuar.

Më këtë rast u shpall 14 ditë zie kombëtare dhe flamujt do të valëviten në gjysmë shtizë.

Sipas kushtetutës së Tanzanisë, Zëvendës-Presidentja Hassan do të betohet si presidentja e re brenda 24 orëve dhe duhet të shërbejë pjesën e mbetur të mandatit pesëvjeçar të Magufuli, i cili ai filloi vitin e kaluar.

Magufuli u pa për herë të fundit në publik në 27 Shkurt, por Kryeministri Kassim Majaliwa këmbënguli javën e kaluar se presidenti ishte “i shëndetshëm dhe po punonte shumë”.

Ai fajësoi thashethemet për gjendjen e keqe të presidentit.

Por lideri i opozitës Tundu Lissu i tha BBC-së se burimet e tij i kishin thënë atij se Magufuli po trajtohej në spital për koronavirus në Kenia./21Media