Vdiq një polic në Prishtinë, u qëllua aksidentalisht me armë

TË FUNDIT

Një zyrtar policor ka vdekur dje në fshatin Zllatar, Prishtinë, pasi që ishte qëlluar me armë zjarri aksidentalisht nga një mashkull kosovar gjatë një ndeje.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK dhe në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore.

Siç bëhet e ditur nga Policia, prokurori i shtetit ka autorizuar IPK-në që të merren të gjitha veprimet lidhur me rastin. I dyshuari është arrestuar./21Media