Vdiq Luis Suarez, legjenda spanjolle

TË FUNDIT

Ka vdekur Luis Suarez, njëri prej futbollistëve më të mëdhenj në histori të Spanjës. Suarez është i vetmi futbollist nga Spanja që e ka fituar Topin e Artë.

Këtë e arriti në vitin 1960. Saurez ka vdekur të dielën në moshën 88-vjeçare. Ai ka luajtur si mesfushor për skuadrat Deportivo La Coruna, Espana Industrial, Barcelona, Inter, Sampdoria. Njihej me nofkën Arkitekti. Suarez në vitin 1964 e ka ndihmuar Spanjën të fitoj titullin e kampionit të Evropës.

Ai ka fituar trofe të shumtë me Barcelonën e Interin. Ishte edhe trajner i Spanjës nga viti 1988 e deri në vitin 1991.

Ka drejtuar edhe klubet si Inter, Sampdoria, Como, Caglia e Deportivo La Coruna.

Për Barcelonën i ka luajtur 253 ndeshje dhe i ka shënuar 141 gola. Vlerësohet legjendë e madhe e këtij klubi. Me Barçën ka fituar dy herë La Ligan dhe dy kupa të Spanjës. “Do të na mungosh. Pusho në paqe Luis Suarez Miramontes”, ka shkruar Barcelona.