Një burrë ka denoncuar mjekët për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor, për çka sipas tij, bashkëshortja që ishte shtatzënë, ka vdekur.
Rasti ka ndodhur në Komunën e Shtimes, më 17.12.2021 – 21.12.2021.
“Më 24.01.2022 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se për shkak të trajtimit të pandërgjegjshëm mjekësor apo mos kujdesit, bashkëshortja e tij viktima femër kosovare e cila ka qenë shtatzënë së bashku me e fëmijën e saj kishte ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Sipas tyre, rasti është në procedurë hetimore./21Media
