Vdiq futbollisti legjendar i Kroacisë

TË FUNDIT

Ka vdekur futbollisti dhe trajneri legjendar kroat, Zlatko Cico Kranjčar. Ai ka vdekur në KBC Merkur pas një sëmundje të shkurtër dhe të rëndë.

Shëndeti i Zlatko Kranjčar është përkeqësuar rreth dhjetë ditë më parë në Zadar, ku ai ka përfunduar në spital.

Ai është transferuar me urgjencë në Zagreb, por mjekët nuk ishin në gjendje t’ia shpëtonin jetën. Në karrierën e tij në futboll, Kranjčar ka qenë i njohur si një nga sulmuesit më të mirë të Dinamos së Zagrebit.

Ai ka marrë pjesë në kampionatin e famshëm Jugosllav në vitin1982, si dhe dy Kupa Marshall Tito më 1980 dhe 1983. Ai ka shënuar 98 gola për “Blutë” në 261 ndeshje.

Zlatko Cico Kranjčar ka luajtur për Jugosllavinë 11 ndeshje dhe ka shënuar tre gola. Në karrierën e tij si trajner, ai ka udhëhequr klube të shumta, si dhe ekipin kombëtar kroat, me të cilin ka fituar një vend në Kupën e Botës 2006 në Gjermani.

Ai ka udhëhequr Kroacinë nga korriku 2004 deri në gusht 2006. Në 25 paraqitje në stol, Zlatko Cico Kranjčar ka regjistruar 11 fitore, tetë barazime dhe gjashtë humbje.