Vdes një futbollist 16-vjeçar nga Kosova

TË FUNDIT

Një lajm aspak i mirë ka ardhur nga një fushë e futbollit, pasi ka vdekur një futbollist i Superligës së Kosovës.

Siç raportojnë mediat kosovare, një futbollist 16-vjeç ka ndërruar jetë në një ndeshje futbollistike. I ndjeri ishte pjesë e Trepçës ’89, por edhe e Kosovës U17.

Lajmi për vdekjen e futbollistit në fjalë e konfirmoi edhe mjeku kujdestar i Emergjencës së Spitalit rajonal të Prizrenit.

Urgjenca e ka sjellë atë pa shenja jete këtu në Emërgjencën e Spitalit të Prizrenit. E kemi kryer reanimin. Për fat të keq ka qenë i paskusshëshm. Pacienti ka ardhë pa shenja jete“, tha kanë deklaruar për gazetën Nacionale mjeku kujdestar në Emergjencën e Spitalit rajonal të Prizrenit, Hekuran Vegishti.