Vdes legjenda e Mançester sitit, Kolin Bel

TË FUNDIT

Ish-lojtari i përfaqësueses angleze dhe legjenda e Mançester sitit, Kolin Bel, vdiq pas një sëmundje të shkurtër në moshën 75-vjeçare, kumtoi mbrëmë klubi.

“Kolin u largua në qetësi, pas një sëmundje të shkurtër që nuk ka lidhje me Kovid-19”, publikoi Mançester siti.

Bel me fanellën e Sitit i zhvilloi 492 ndeshje edhe pse ishte lojtar për lidhje, i arriti 152 gola. Sipas numrit të performancave është në pozitën e pestë ndërsa sipas numrit të golave të arritur në pozitën e katërt, në listën e përjetshme të klubit Mançester.