Vdes komediani i njohur, Bob Saget

TË FUNDIT

Aktori dhe komediani amerikan, Bob Saget, i njohur më së shumti për interpretimin në serialin “Full House”, ka vdekur në moshën 65-vjeçare, ka njoftuar familja e tij.

Aktori është gjetur nga stafi në dhomën e tij në hotelin Ritz-Carlton në Orlando, Florida të dielën.

Oficerët nga Departamenti i Sherifit të Qarkut Orange mbërritën pas një telefonate nga stafi i hotelit dhe konfirmuan vdekjen e aktorit.

“Ne jemi të dëshpëruar të konfirmojmë se Bob-i ynë i dashur ndërroi jetë sot. Ai ishte gjithçka për ne dhe ne duam që ju të dini se sa shumë i donte fansat e tij, duke performuar live dhe duke sjellë njerëz nga të gjitha sferat e jetës së bashku me të qeshura”, ka bërë të ditur familja e tij në një deklaratë, transmeton rtv21.tv

Saget, një stand-up komedian veteran, sapo kishte filluar një turne të ri komedi në të gjithë SHBA-në, duke performuar të shtunën në qytetin e Jacksonville, Florida.

Pas shfaqjes ai kishte shprehur gëzimin e tij për rikthimin në skenë me një postim në faqen e tij në Instagram, duke u thënë fansave se ishte i varur për fat nga zanati i tij.

“Jam kthyer në komedi si kur isha 26 vjeç. Mendoj se po gjej zërin tim të ri dhe po e dua çdo moment të tij”, ka thënë ai.

Edhe pse Saget është adhuruar nga shumë humoristë për aktin e tij profan dhe shpesh prerës, ai ishte më i njohur në SHBA për rolin e tij në sitcom, “Full House”, ku ka luajtur së bashku me aktorët John Stamos dhe shokun e tij komik, Dave Coulier./21Media

MARKETING I PAGUAR POLITIK