Vdes Ken Block, legjenda në “drift” dhe “rally”

TË FUNDIT

Legjenda amerikane e motorsportit dhe ylli i YouTube, Ken Block, ka vdekur në një aksident me motor dëbore, në Jutah. në moshën 55-vjeçare.

Lajmi u konfirmua nga ekipi i tij, The Hoonigans, përmes një psotimi në Instagram.

“Keni ishte një vizionar, një pionier dhe një ikonë. Dhe më e rëndësishmja, bashkëshort dhe baba. Do të na mungojë shumë”, thuhet në mesazh.

Zyra e Sherifit të Qarkut Wasatch zbuloi se 55-vjeçari vdiq pasi u zu poshtë nga motori I dëborës teksa ishte duke ngjitur një sipërfaqe të pjerrët.

“Shoferi, Kenneth Block, një burrë 55-vjeçar nga Park City,Utah, ishte duke ngjitur me një makinë dëbore një pjerrësi të madhe kur makina e dëborës u përmbys, dukerënë mbi të. Ai mbeti i vdekur në vend për shkak të palgëve të marra.